Rudiger drejt Realit

Mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger së shpejti mund të bëhet një lojtar i Real Madridit. Siç raportohet nga Daily Mail, klubi i Florentino Perez dëshiron që mbrojtësi i Çelsit, të nënshkruajë një parakontratë në janar me ‘Merengues’, në mënyrë që ta marrë si lojtar të lirë në qershor.

Blutë nga ana e tyre, kanë paraqitur një ofertë prej rreth 160 mijë euro në javë për të bindur ish-lojtarin e Romës që të rinovojë. Tashmë gjithçka është në dorën e gjermanit, i cili ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe po studion edhe propozimet e tjera nga klube si bajerni apo PSG.

Ndërkaq për 28 vjeçarin e dyzuar për të zgjatur kontratën me londinezët apo tentuar aventurë të re, kanë hedhur pikëpamjet e tyre disa nga mediat e sotme sportive në Europë. Ata e lidhin shumë pranë me Realin e Madridit. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!