Femra U17, shorti i europianit

Është hedhur këtë të enjte në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës shorti për raundin e dytë të UEFA European Women’s Under-17 Championship, ku Shqipëria U-17 për femra ka njohur kundërshtaret.

Skuadra e drejtuar nga Agustin Kola është shortuar në grupin B3 të Europianit, së bashku me Skocinë, Azerbajxhanin dhe Maqedoninë e Veriut, me ndeshjet që do të zhvillohen sërish në Shqipëri dhe do të organizohen në formën e një mini-turneu.Gjithashtu, pas konsultave me vendet e tjera pjesëmarrëse të grupit dhe UEFA-s janë përcaktuar edhe datat se kur do të zhvillohen këto ndeshje, që do të luhen të gjitha në muajin mars, përkatësisht me 8, 11 dhe 14 mars.

Shqipëria është sërish pjesë e Ligës B dhe do të tentojnë ngjitjen në Ligën A. Sipas vendimit të marrë në vitin 2020 nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, kualifikueset e U-17 dhe U-19 për femra janë riorganizuar, teksa skuadrat janë ndarë në dy Liga, A dhe B. Ekipet që janë pjesë e Ligës A garojnë për t’u kualifikuar në Europian, ndërsa ato të Ligës B garojnë për t’u ngjitur në ligën më lart.

Organizimi i këtij mini-turneu sërish nga Federata Shqiptare e Futbollit është dëshmi e një pune mjaft të mirë që ky institucion ka bërë ndër vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!