Rajonale U15, Tirana siguron finalen

Turneu i Përfaqësuesve Rajonale i organizuar nga FSHF ka vijuar këtë të mërkurë me ndeshjet e grup-moshës U-15 në Kamëz ku merrnin pjesë skuadrat e zyrave rajonale të Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës.

Ndeshja e parë ka qenë ajo e luajtur me Tiranës së drejtuar nga trajneri Altin Birçe dhe Lezhës me trajner Dritan Smajli. Sfida ka përfunduar me fitoren 5-3 të Tiranës me gola të shënuar nga Shega, Mihana (2), Zoto dhe Nela, ndërsa për Lezhën shënuan Rama, Sela e Lleshajn.

Sfida tjetër e grupit mes Durrësit, që drejtohej nga trajneri Shpëtim Kuçi dhe Shkodrës, me trajner Astrit Prençin, u mbyll në barazim 4-4 me gola të realizuar nga Myrta, Muzhaqi dhe Çullhaj (2) për durrsakët dhe Broqi, Prendi (2) dhe Sukaj për shkodranët. Nga penalltitë triumfoi 8-7 Durrësi që kaloi në duelin final.

Në finale Tirana arriti të mposhtë Durrësin, duke triumfuar me rezultatin 2-0 falë golave të Shegës dhe Mihanës. Sfida për vendin e tretë dhe katërt mes Lezhës dhe Shkodrës u mbyll me rezultatin e thellë 7-2 për lezhajnët. Golat u shënuan nga Lleshaj (3), Sela, Marqeshi, Gjini dhe Sufja për Lezhën dhe Volumi e Fusha për Shkodrën.

Kësisoj, Tirana kalon në finalen e grup-moshës U-15 që do të luhet më datën 15 dhjetor me fituesin e përballjeve të katër skuadrave të tjera të zyrave rajonale të Fierit, Elbasanit, Korçës dhe Gjirokastër. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen më datën 9 dhjetor në Fier.

Të pranishëm në ndeshjet e zhvilluar sot në Kamëz ishin Drejtori Teknik i FSHF-së, Giancarlo Camolese, eksperti i ekipeve kombëtare, Sulejman Mema, trajnerët e moshave Ardi Behari, Ervin Bulku, Armand Damo si edhe përfaqësues të zyrave rajonale të FSHF.

Ky turne është fryt i një pune disa mujore, ku trajnerë dhe specialistë të ekipeve kombëtare ndjekin nga afër stërvitjet dhe seleksionimet e ekipeve rajonale, ku bëhet edhe përzgjedhja e talenteve të reja që marrin pjesë në këtë turne që zhvillohet dy herë në vit.

Më poshtë edhe rezultatet e ndeshjeve të sotme për grup-moshën U-15 dhe kalendari i plotë i turneut rajonal. (FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!