Rajonale U15, Fieri finalist…

Fieri-Tirana në finale më 15 dhjetor për grupmoshat deri në 15 vjeç.

Janë luajtur sot në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit ndeshjet e radhës në Turneun e Përfaqësuesve Rajonale të organizuar nga FSHF. Përballë njëra tjetrës janë vënë ekipet e moshës U-15 të zyrave rajonale të Fierit, Elbasanit, Korçës dhe Gjirokastrës.

Në duelin hapës të ditës, Fieri dhe Gjirokastra dhuruan një ndeshje të bukur e me spektakël golash. Skuadra fierake e drejtuar nga trajneri Sokol Argjendari triumfoi në këtë ndeshje, duke fituar me rezultatin 5-2. Për Fierin golat u shënuan nga Ibishi, Mernica (2), Shabanaj dhe Sulo, ndërsa për Gjirokastrën golat u realizuan nga Peçi dhe Ajdini.

Sfida e dytë e ditës ishte Korça-Elbasani, që përfundoi me fitoren 2-0 të skuadrës elbasanase, që drejtohej nga trajneri Eriol Merxha. Të dy golat u shënuan që në pjesën e parë nga Dhepa dhe Tafaj.

Në finale u përballën dy skuadrat fituese të ndeshjeve të para, Fieri-Elbasani, me ekipin fierak që siguroi finalen e madhe të moshës U-15 me fitoren 2-0. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Sulo dhe Beta.

Korça dhe Gjirokastra luajtën për vendin e 3-të, teksa ky duel u fitua nga ekipi korçar i drejtuar nga trajneri Ylli Çekiçi me rezultatin 3-2 pas 90 minutave emocionuese. Për Korçën shënuan Meçaj (2) e Cenolli 62’, ndërsa për Gjirokastrën i realizoi të dy golat Shkurta.

Me përfundimin e katër sfidave, Fieri ia doli të kualifikohet për në finalen e grup-moshës U-15 ku do të sfidojë Tiranën në duelin që do të luhet më datën 15 dhjetor.

Si zakonisht të ndeshjet e zhvilluara sot në Fier u ndoqën nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Giancarlo Camolese, specialisti i Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Denis Lilo, trajnerët e moshave Ardi Behari, Ervin Bulku, Armand Damo, Agron Kërçova si edhe përfaqësues të zyrave rajonale të FSHF.(FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!