Perla e Ndreut: Na duket porta si kuti shkrepse

Dy ndeshjet e djeshme të Abissnet Superiore, java e 10-të, përpos rezultatëve teknike, pati edhe perla nga trajnerët fill pas ndeshjeve. I veçantë si gjithnjë trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu. “Na duket porta kuti shkrepse”,thotë trajneri krutan.

Gjithësesi edhe Gugash Magani merr notë maksimale për atë deklaratë që shkon si fair play në drejtim të Kukësit. “Ata e merituan fitoren”, komplimenton peqinasi.

Më poshtë, pjesë nga deklaratat e 4 trajnerëve:

Dinamo-Kastrioti 1-0

Shkëmbi (Dinamo)

Kishim nevojë për këto tri pikë. Unë vazhdoj të mendoj që ndryshimet nuk bëhën me buton, pasi duan kohë. Fundi? Na shpëtoi Bakaj”.

Ndreu (Kastrioti)

“Jemi nga ato skuadra që dalim më shumë në sulm, por na duket porta si një kuti shkrepse. Korça ishte 16 pikë pikë pas nesh vjet dhe na kapi”

Kukësi-Egnatia 2-0

Longo (Kukësi)

Unë gjithmonë aktivizoj lojtarët më të mirë në fushë, gjithmonë vendos në lojë ata që janë gati. Hera e parë për mua në Shqipëri, që isha i sigurt që do e fitoja ndeshjen”

Magani (Egnatia)

“Kukësi nuk vodhi asgjë, luajti më mirë se ne. Ata ishin ushtarë ndërsa ne nuk u treguam të disiplinuar. Në pasin e fundit ne humbëm, sepse nëse do të kishim shënuar do të kishte ndodhur mbase ndonjë gjë tjetër”.Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!