Sot shorti i fazës Play Off, formula për tri bileta ngatërron…

Sot në Zyrih duke nisur nga ora 17:00 do të hidhet shorti për 12 kombëtaret europiane për fazën Play Off.

Rritet tensioni te 10 skuadrat e dyta dhe të Austrisë e Çekisë si dy skuadrat e Natios League me mundësi për tri biletat e fundit europiane për në ‘Katar 2022’.

Për në Botërorin e Lindjes së Mesme, parashaikuar të zhvillohet në 21 nëntor deri në 18 dhjetor 2022, Italia, Portugalia,Suedia, Polonia, Turqia, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Uellsi, Skocia, Rusia, Austria dhe Republika Çeke në tri grupe me një formulë vërtetë të “ngatërruar”.

Skuadrat e vazos së parë ose ‘koka grupi’, Portugalia, Italia, Skocia, Rusia, Suedia dhe Uellsi do të luajnë si pritës në gjysëfinalet e tyre. Ndërkohë, të tjerat “jokoka grupi” si Turqia, Polonia, Maqedonia e Veriut, Ukraina dhe dy më të mirat e Ligës së Kombeve, Austria e Çekia do ta kenë më të vështirë.

Megjithatë në të tri grupet pas gjysmëfinaleve do ketë finale për secilin grup dhe tri të parat do i bashkohen kombëtareve fituse të grupëve europiane fushata e të cilëve u mbyll me 16 nëntor. Kanë siguruar biletën si të parat: Gjermania, Danimarka, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Anglia, Zvicëra, Holanda dhe Serbia. Ndërkaq Rusia dhe Ukraina nuk mund të përballen bashkë në këtë miniturne.

Gjysmëfinalet e fazës play off me 24 mars, finalet më 29 mars 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!