Katari njeh 13 -të të kualifikuarat

U zbardhen 10 skuadrat fituese në Grupet në Europë.

Për tri biletat europiane do të hidhet shorti i 26 nëntorit në Zyrih. Aty do të përcaktohet përbërja e tre grupeve me nga 4 skuadra me nga dy gjysmëfinale brenda. Sipas rregullit kokë-jo kokë grupi.

Sakaq, janë përcaktuar datat e gjysmëfinaleve.

Ato do të luhen më 24 dhe 25 mars 2022 ndërsa më 28 dhe 29 mars 2022 do të luhen tre finalet. Ndeshjet janë me një ndeshje të vetme dhe nëse ka barazim shkohet në shtesë dhe penallti.

Për t’u shortuar:

Italia, Portugalia, Skocia, Rusia, Suedia dhe Uellsi si kokë grupi (pikët e llogaritura sipas fortësisë në përballjet brenda grupëve) dhe Polonia, Maqedonia e Veriut, Turqia, Ukraina, Austria dhe Republika Çeke si jo kokë grupi.

Skuadrat e kualifikuara deri tani në Kupën e Botës ‘Katar 2022’ janë:

Katari (vend organizator), Zvicra, Brazili, Argjentina, Anglia, Gjermania, Danimarka, Belgjika, Franca, Kroacia, Serbia, Spanja dhe Holanda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!