Memelli: Ndaj bardhebluve për një tjetër finale

Skënderbeu- Tirana do të jetë një tjetër sfidë me koeficent të lartë vështirësie për skuadrën e Migen Memellit. Para kësaj ndeshjeje pogradecari i stolit korçar teksa foli për mediat, e vuri theksin te skuadra lipset të japë maksimumin ndaj bardhebluve.

Dëshiron shumë tiozë në shkallë. I mungon Berisha për një problem shëndetsor. Sfida luhet nesër me start orën 16:45.

Memelli:

Tifozët:

“Me Tiranën është një ndeshje e rëndësishme. Do doja të thoja si fillim të kishim qytetarët e Korçës dhe tifozët e Skënderbeut në stadium, sa më të shumtë, që ta mbështesin ekipin. Mos harrojmë se tejmbushja e stadiumit me tifozë na sjell lojtarin e 12-të dhe është një shtysë e jashtëzakonshme për lojtarët që të japin maksimumin”.

Rezultatet :

 “Gjithmonë e kemi kërkuar mbështetjen e tifozëve. Skuadra nuk ka qenë në pritshmeritë e të gjithëve. Gradualisht skuadra po rritet, ka bërë paraqitje të mira. Dy rezultatet e fundit, bashkë me Kupën tre, kanë qenë të mira. Shpresojmë që edhe nesër ndaj Tiranës të bëjmë një paraqitje edhe më të mirë”.

Ndeshja ndaj Tiranës :

 “Kemi edhe një seancë stërvitore sot, do shikojmë disa manovrime se si do sulmojmë dhe si do të mbrohemi. Pastaj do të vendosim se si do të sillemi nesër në fushë përballë Tiranës, një skuadër e vështirë, që deri në këto momente ka treguar cilësi dhe kualitet në lojë”.

Grupi?

 “Di që skuadra ime është sjellë mirë në stërvitje, ka punuar shumë. Lojtarë janë të gatshëm, veç Elvi Berishës që ka pasur një infeksion në bajame. Pjesa tjetër pastaj është në rregull”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!