Partizani dhe Daja, rreziku është…Teuta

Partizani- Teuta supersfida e sotme në ‘Elbasan Arena’ (16:45) hap javën e 10-të të Abissnet Superiore.

Partizani në fushë për të luajtur ndeshjen e 10-të sezonale. Përballë skuadrës nga Tirana do të jetë Teuta e Durrësit në një duel i cili do të zhvillohet në Elbasan Arena me fillim nga ora 16:45.

Për ekipin e drejtuar teknikisht nga Ilir Daja, ora e kthesës pritet me shumë interes nga vetë klubi dhe mbështetësit e shumtë që kjo skuadër ka.

Humbja në derbi me Tiranën, barazimi me Egnatian fitorja me Kastriotin dhe barazimi në Air Albania Stadium me Laçin nuk e ndihmuan Partizanin të ngjitet në tabelë e për pasojë skuadra e kuqe pas fazës së parë pozicionohet në vend të 8 (play out).

Kontestimet e tifozerisë ndaj trajnerit dhe deklaratat e Dajës dje, se skuadra ka luajtur mirë, pavarësisht rezultatëve, pritet të japin sot një përgjigje konkrete.Në anën tjetër Teuta që sikurse Partizani nuk është se shkëlqeu në fazën e parë.

Dy barazime dhe një humbje në tri javët e fundit,e kanë stopuar formacionin e Martinit në kuotën e 13 pikëve për një vend të 4-ët provizor. Të dyja skuadrat kanë kontigjentin e plotë (partizani në dyshim portieri Hoxha, te Teuta mbrojtësi Todorovski).Do të gjykojë Kreshnik Bajramaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!