Kukësi thyen Tiranën, Dinamo ngel në “klasë”

Me dy ndeshjet e fundit të javës së 9-të, Dinamo- Egnatia (1-1) dhe Kukësi-Tirana (2-1) të Abissnet Superiore, mbyllet dhe faza e parë e kampionatit të 83 të futbollit elitar në Shqipëri.

Elbasan: 16:45

Dinamo- Egnatia 1-1 (Ibraimi pen 34’/ Telushi pen 8′)

Në ‘Elbasan Arena’, Dinamo e nis mjaft keq pasi në 7 minuta, Egnatia i mbetet në gjysmëfushë, zonë, e fiton një penallti. Goli vjen e shënohet nga Bruno Telushi 0-1 në të 8′-ën. Më pas skuadra e Shkëmbit ushtron presion të madh derisa në të 34′-ën, fiton penalltinë të cilën Ibraimi e shndërron në gol për 1-1.

Në të dytën ka një tjetër penallti të akorduar nga Klodian Shahini për Egnatian. Topin e godet Pedro Augusto por Edvan Bakaj e pret.

Ka dhe një penallti të katërt këtë herë për Dinamon por VAR e anullon me të drejtë. Në fund shënon Egnatia, VAR ndërhyn duke anuluar për pozicion jashtë loje.

Shkodër: 19:45

Kukësi- Tirana 2-1 (Milunoviç 49′, Basha 88’/ Seferi pen 82′)

Ndeshje spektakolare në ‘Loro Boriçi’ mes Kukësit dhe Tiranës. Natyrisht etiketimi vlen për fraksionin e dytë aty ku u shënuan të tre golat. Fillimisht Luka Milunoviç kalon përpara Kukësin në një pozicion të dyshimtëjashtë loje por që VAR e konsideron të rregullt.

Më pas edhe pse Kukësi sërish duket superior, vjen një prekje me dorë e Peposhit dhe VAR jep penallti për Tiranën. Seferi gjën golin e 4 sezonal ( Diku figuron me 5 gola, i është shtuar gabimisht një autogol i Sidibe me Dinamon: redaktori).

Fundi i denjë dhe unikal për Kukësin. Edi Basha pas një aksioni personal spostohet në qëndër dhe nga jashtë zone, lëshon një silurë e cila pushon në këndin e majtë të Bekajt për 2-1. Tirana merr humbjen e parë, Kukësi i afrohet me tri pikë në krye./ Sportiim.al/

Klasifikimi i fazës së parë Abissnet Superiore:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!