Faza e parë/ Tirana e Kukësi super, Partizani e Dinamo zhgënjejnë

Përgatiti: Isuf Myrtaj

Kampionati i 83-të elitar, këtë vit me emrin epik “Abissnet Superiore” mbylli fazën e parë ose 1/4 e rrugëtimit të tij.

Në krye Tirana me 20 pikë, ndjek Kukësi me 17-të. Në fund Kastrioti (5 pikë) dhe Skënderbeu (7 pikë).

Kështu, ky kompeticion i nisur shumë vonë me 10 shtator (Teuta- Partizani 1-0) në 9 javë, pati të veçanta pasi u shoqërua shpesh nga rivaliteti i madh sportiv. Me Kastriotin e riformatuar vonë dhe Partizanin e Teutën që nuk njohën termin “Abissnet” por dhe faktorin e mungesës së impianteve sportive, Superiroja i’a doli të japë verdikte afatshkurtëra e të skicojë pretendentë.

Tirana diktoi nga java e parë dhe vetëm dje në ‘Loro Boriçi’ ndaj Kukësit, pësoi humbjen e parë. Bardheblutë ndihën të sigurtë në krye dhe mekanizmat e skuadrës kanë funksionuar përgjithësisht në standarte të mira. Peng eleminimi në Kupë në turin e dytë nga Dinamo.

Kukësi realtivisht ekipi më spektakolar i 9 javëve kampionat. Me një mesfushë brilante ku operojnë Basha, De Lukas, dhe vëllezrit Taipi, verilindorët gjithnjë jashtë ‘fushe’ u imponuan me dinjitet. Fitorja e fundit ndaj Tiranës jo vetëm e rriti në kuota për titullin por zbukuroi edhe kampioantin. Sikundër Tirana, eleminohet në Kupë.

Vllaznia e ‘vrullshme’ e herë herë konfuze. Nis mirë por dy humbje radhazi ndaj Kukësit jashtë e Tiranës në shtëpi, lëkundën objektivin primar që sipas tyre është kreu. Polemika Brdariç-Latifi duket se është shuar por… kujdes. Te kampi kuqeblu mjafton një “shkëndijë” për të ç’organizuar. Në tabelë e treta bashkë me Teutën.

Teuta u nis me hap kampioni ndërsa më vonë u fut në hullinë e rezultatëve teknike jo efikase. Me oshilacione kryesisht javët e fundit teksa barazoi me Kastriotin, u mund nga Laçi dhe barazoi mes polemikave me Skënderbeun. Rikthimi në ‘Niko Dovana’ (rikonstruksion), pritet të rikthejë entuziazmin te ‘Djemtë e Detit”. Fundja janë kampionët në fuqi.

Laçi pasi shkëlqeu në Conference League, “humbi” kohë në fillim të kampionatit. Fitorja me Kastriotin dhe dorzimi i stolit teknik në fund të tetorit te një usta si Josa, e rikthyen formacionin bardhezi në nivele të larta. Megjithatë kurbinasit janë ende larg objetivit. Me kreun e ndajnë 8 pikë.

Egnatia nuk dëshiron të quhet surprizë. Në sezonin e dytë në histori mes më të mirave, skuadra e Maganit shpesh befasoi me lojë e rezultate. Por dhe me deklarata si ajo e djeshmja e trajnerit Gugash Magani.

Magani: “Për mua vlen grupi, e kam me Telushin. Ai është lider, por lejoi Pedro Augustën të godiste penalltinë, ndërkohë që kishim vendosur ndryshe. Është hera e dytë që ky lojtar e bën këtë, do mbajmë qëndrimin tonë. Nuk mund të luajë kush me mua.”

Dinamo meriton plotësisht shprehjen : ‘Shumë u duke, pak na dole’. E rikthyer pas 9 sezonëve në inferiore, skuadra e famshme blu, u riformatua me elementë mjaft cilësorë. Megjithatë trajneri Shkëmbi nuk arriti dot t’i japë shklqimin e duhur këtij grupi që udhëhiqet nga një ‘star’ si Agim Ibraimi. Vendi i 7-të me 10 pikë, fare pak. Ngushëllimi vjen nga Kupa, aty ku la prapa Tiranën.

Partizani padyshim zhgënjimi më i madh i fazës së parë. Klubi i kuq me histori të madhe në futbolin shqiptar, mbeti peng i politikave të mbapshta të merkatos dhe të mardhenjëve staf teknik- futbollistë. Pasoja u ndie dhe Partizani fitoi vetëm një ndeshje me Kastriotin. Pozicionuar në zonën play out, alarmante. E ndien shumë tifozët në sfidën e fundit Partizani- Laçi (1-1) të cilët nuk pajtohen me gjëndjen. “Ikni”, thirrën ultrasit duke shënjestruar vetë klubin.

Skënderbeu dha shembullin se si një skuadër pa shumë cilësi, di të komportohet mes të mëdhave. Fakti që javët e fundit korçarët u zgjuan teksa mundën Kukësin e barazuan me Teutën në Kamëz, tregon se bardhekuqtë, do të jenë aty. Për të ngjitur shkallë. Për momentin ka një problem me garën. Sipas Takajt, kreun të klubit, ka nisur ‘gjuetia” ndaj skuadrës së tij. Me gjasë i referohet gjykimit të fundit në Teuta- Skënderbeu.

Kastrioti, nuk ka “shpëtim”. U nis vonë (formatimi) dhe luan gjithnjë larg Krujës dhe Fushë- Krujës. Kontigjenti krahasuar me sezonin e kaluar ka pësuar reduktime të ndjeshme. Tekniku Ndreu di të skanojë por s’ka fuqi të operojë. Siç di ai. Shpresa mbetet te janari. Madje jo vetëm për krutanët…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!