Drejtori i Liverpulit te Njukasëll, Uest Hem shet aksione

Njukasëll pasi zgjodhi trajnerin Edi Hau tani kërkon të marrë edhe një drejtor sportiv të nivelit të lartë. Burimet e fundit mediatike nga ishulli theksojnë se ‘Qymyrxhinjtë’ kanë pikasur drejtorin aktual të Liverpulit Majkell Eduards.

Këtë fakt e konfirmojnë edhe mediat pranë Liverpulit teksa nuk kanë nguruar t’i gjejnë edhe zëvendësuesin. Sipas raportimëve të fundit, ndihmësi i Eduards te ‘Reds’, Julian Uard do të pasojë në këtë rol te ekipi i Klop.

Ndërkaq te ekipi i Uest Hem ka risi në krye të klubit. Këtë herë bëhët fjalë për aksione të blera nga grupi çek i investimeve 1980 Holdings. Shoqëria ka përfunduar blerjen e 27% të aksioneve të klubit. Manjati Daniel Křetínský, si president i 1980 Holdings, dhe kolegu i tij Pavel Horský, bëhen anëtarë të bordit të WH Holding Ltd. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!