Benzema në histori, Milan pika e parë

Real Madrid e sheh vetën më afër kualifikimit për në 1/8 e Champions League në Grupin D.

Në Bernabeu përfundon 2-1 kundër Shahtjor Donjetsk. Skuadra e Karlo Ançelotit kaloi në epërsi në minutën e 14-të falë Benzema, të servirur nga Vinicius pas një gabimi të Marlon; Fernando shënon golin e barazimit në minutën e 39-të me një goditje që kalon portierin Kurtua.

Në pjesën e dytë, në minutën e 61-të, francezi pasi kishtë realizuar golin jubile të 1000, shënoi edhe golin e 1001-të të Realit në Ligën e Kampionëve për suksesin e tri pikëve. Reali i pari i grupit D me 9 pikë.

Ndeshja tjetër e orës 18.45 Milan -Porto u mbyll 1-1. Pika e parë në Ligën e Kampionëve për Milanin e Piolit që në San Siro barazon ndaj Portos që ngjitet në renditje. Një gol për Ibrahimoviç u anulua nga arbitrat. Milan ikën nga mundësia për të kaluar grupin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!