Kohfeldt merr vendin e Mark van Bomel

Florian Kohfeldt është trajneri i ri i Volfsburgut. Ish-trajneri i Verder Bremen ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 dhe zëvendëson në këtë pozicion holandezin e shkarkuar Mark van Bomel.

Holandezi ishte i pari që humbi vendin e tij si trajner i Bundesligës këtë sezon teksa përballë Frajburgut u mund 0-2.

Pas nëntë javëve Volfsburg renditet i nënti. Me Bomel në timon gjermanët humbën katër ndeshje radhazi.

Ndërkaq, 39-vjeçari ra dakord me përgjegjësit e ujqërve të martën për një kontratë deri në vitin 2023. Kohfeldt do të prezantohet zyrtarisht të enjten në konferencën për shtyp të ditës para ndeshjes me Bayer 04 Leverkusen (30 tetor, ora 15:30).

Gjatë orëve të fundit kemi pasur shumë diskutime dhe kemi bërë një përzgjedhje të kandidatëve të mundshëm. Jemi të lumtur që arritëm të arrijmë një marrëveshje me Florian Kohfeldt dhe jemi të bindur se ai mund të përqaset me rrugën tonë dhe se së bashku me të do të kthehemi në rrugën e suksesit”, tha drejtori sportiv i VfL, Marcel Schäfer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!