Derbi nuk shpëtoi dot nga parregullsitë

Ndeshja e së hënës Tirana- Partizani (1-0) deomos do të kalojë në lupën e Komisionëve përkatëse në FSHF. Me praninë e dy tifozerive në ‘Air Albania Stadium’, situata u ndez ende pa nisur mirë sfida e ‘zonjave të rënda’ të kryeqytetit.

Fillimisht flakadanë në fushë por dhe objekte. Loja ndërpritet ende pa filluar (minuta e 2-të) dhe më pas Tirana- Partizani me lojë efektive.

Por në fund të fraksionit të parë sulmuesi i Partizanit Zhunior dhe mbrojtësi i bardhebluve Behiratçe përfshihen në një përplasje verbale. Protagonizmi merr me vete dhe lojtarë të tjerë dhe nga tribuna ndonjë shishe.

Shkaku? Braziliani ndërhyri keq ndaj Behiratçës gjë që solli acarimin e lojtarit bardheblu. Hamiti ndal për disa çaste lojën…(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!