Beteja të shumta europiane, Barça-Real nis ditën

Ditë e madhe sportive në kontinent. LaLiga vjen me Barcelona- Real Madrid, klasikja spanjolle e cila do të jetë e gjitha për t’u ndjekur sot në ‘Camp Nou’ të tejmbushur duke nisur nga ora 16:15. Atletiko Madrid- Real Sociedad pason në 21:00.

Premier Ligë, Mançester Junajtid- Liverpul (17:30) kurrësesi nuk duhet humbur për vetë organikën dhe rivalitetin që trashëgojnë dy klubet e famshme angleze.

Një tjetër supersfidë vjen nga Ligë 1 e Francës aty ku Olimpik Marsejë do presë PSG e mbushur me yje (20:45).

Sakaq dita sot në Seria A ofron dy beteja të mëdha: Fillimisht Roma- Napoli (18:00) dhe më pas Inter- Juventus (20:45).

Natyrisht në Eredivisie dueli Ajaks- PSV (16:45) nuk mund të evitohet. Holanda është krenuar gjithnjë me këto dy skuadra.Madje shpesh dhe ka ngritur pyetje se cila nga skuadrat ka më shumë ‘histori’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!