Kurbinasit stervitën në shtëpi, trajneri…

Kurbinasit kthehen në temë diskutimi këtë fazë të parë të Abissnet Superiore. Klubi që shkëlqeu në Conference League duke shkuar deri në trurin e tretë, befas nuk po arrin tëshfaqet një skuadër konkurente për zonën lart.

Largimi i Vukiçeviç pas humbjes me Egnatian ka bërë që ekipi të mbetet pa trajner ndërsa që nga e hëna grupi po stervitet nga Hima dhe së fundi Noka.

Ndërkaq seanca e sotme u zhvillua në Laç me dy trajnerët në dukje me status të barabartë-ndihmës. Në radhë, sfida me Kastriotin të shtunën në Kamëz. Me shumë mundësi Laska do arrijë të nominojë një trajner të ‘parë’ deri në fundjavë. Klubi ende nuk ka dalë në një prononcim në zyrtaret në rrjete.

Kthyer te grupi, ai pritet të jetë më i plotë. Veç Zarubicës. Dëmtimi i sulmuesit malazez privon aktivizimin. Me gjasë do rikthehet Malota teksa me eksperinën e tij i jep siguri prapavijës. Ndërkohë në stol do të jetë edhe sulmuesi kryesor i bardhezinjëve Van Djev Harmon./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!