Afron derbi, 11 futbollistë prezent

Pesë futbollistë nga Partizani dhe 6-të nga Tirana kanë luajtur derbin e fundit.

Derbi i madh i kryeqytetit numër 163 gati. Tirana- Partizani në program të hënën (19:45) në ‘Air Albania Stadium’ për llogari të javës së 6-të Abissnet Superiore.

Tej rivalitetit në të shkuarën, përgatitjeve apo zhvillimëve intensive përgjatë javës, një tregus aspak inkurajues, lehtësisht i konstatueshëm, ka të bëjë me kontigjentin e të dyja klubëve të mëdha të kryeqytetit pjesëmarrës në fushë me 13 maj.

Vetëm 5 futbollistë nga Partizani dhe 6-të nga Tirana kanë luajtur derbin e fundit përfunduar 0-0 në ‘Air Albania Stadium’.

Hoxha, Belica, Zhunior, Mala,Murataj. Këta janë futbollistët e Partizanit ende në klub të cilët nisën si titullarë në sfidën e fundit mes Partizanit dhe Tiranës, luajtur në maj 2021.

Te Tirana e cila në këtë takim është pritëse, lojtarët e formacionit startues dhe që kanë mundësi të riluajnë derbin e radhës ishin: Bekaj,Ismajlgeci,Toshevski,Najdovski,Seferi,Hoxhallari./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!