Të mëdhatë, mungon vetëm…Milan

Tetë takimet e ditës së sotme në Champions League shkuan për të mëdhatë e grupëve. Dueli më i ndezur i mbrëmjes Atletiko- Liverpul u vendos nga Salah me golin e tretë. Grizman me të kuqe…

Mesi i dhuron fitoren PSG- së me dy golat e tij ndërsa Reali shkërmoq ukrainasit e Shahtjorit 0-5. Thyhet Milan duke u larguar nga kreu por një tjetër milaneze si Inter, mund 3-1 Sherifin e Tiraspolit dhe afrohet me kualifikimin….

Ajaks si në kohë të vjetra, mund keqaz Dortmundin. Më herët Siti vijoji me muzikën e njohur , gola të shumtë dhe supermaci të frikshme në terren me Bryzh.

Shifrat sot:

Bryzh- Mançester Siti 1-5

Beshiktash- Sporting Lisbonë 1-4

PSG- Lajpcig 3-2

At. Madrid- Liverpul 2-3

Porto- Milan 1-0

Ajaks-Dortmund 4-0

Shahtjor Donjetsk- Real Madrid 0-5

Inter- Sherif Tiraspol 3-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!