Premier, bllokadë pronarëve të Njukasëll

Nis me përballje të forta metoda menaxhuese arabe e Njukasëll. Premier League, ka bashkuar votat për të bllokuar investimet e menjëhershme të PIF në arkat e klubit anglez.

Sipas mediave angleze, Premier League ka kaluar me 18 vota pro, Njukasëll kundër dhe Siti abstenim, rregullin që ndalon akt-marrëveshjen e klubeve, me kompani në pronësi të aksionerëve të vetë klubëve në fjalë.

Kësisoji, kompanitë arabe që lidhen direkt apo indirekt me PIF-in, nuk do të mund të lidhin dot marrëveshje sponsorizimi me klubin e Njukasëll. Ky veprim është cilësuar si shkelje e konkurrencës nga “Magpies”, ndërsa Premier League e ka arsyetuar si të domosdoshëm, për të mos i lejuar PIF-it në dorë instrumentin për të shmangur Fair Play-n financiar.

Pas këtij akti, mbetet që pronarët e ‘Qymyrxhinjëve’ të shohin hapësira të tjera ligjore për të dërguar financa te arkat e klubit të sapoblerë në Angli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!