Në Budapest, dita e futbollit shqiptar

Kualifikuese ‘Katar 2022’: Hungari- Shqipëri 20:45 ‘Puskas Arena’

Shqipëria në ndeshje vendimtare për fatet e saj në fushatën kualifikuese të ‘Katar 2022’. Për Grupin I, kuqezinjtë e teknikut Edi Reja sot në ‘Puskas Arena’ do të gjejnë Hungarinë vendase me misionin për ti mundur ose për të barazuar. Pritet të jetë një supesfidë me dy përfaqësueset të cilat do duhet të mishërojnë në terren forcat respektive.

Pa tifozë në shkallë. Një ndëshkim nga FIFA për vendasit pas koreve rasiste të shfaqura përgjatë Hungai- Angli. Një bonus i lehtë për ekipin shqiptar ndërsa vjen në këtë finale si e dyta e grupit me 12 pikë.

Shqipëria pas ditëve intensive në ‘Tropikal’ udhëtoi të premten drejt Budapestit teksa po dje kreu një seancë stervitore në impiantin ku sot në 20:45 do të përballet me formacionin e Marko Rosit.

Sakaq, dilemat për formacionin fillestar kanë shoqëruar prej ditësh. Reja duket se sot ka fiksuar këta futbollistë: Berisha në portë dhe më pas emra si Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Çekiçi, Uzuni dhe Cikalleshi. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!