Duka: Grillo ishte personazh i dashur…

Për ndarjen e parakohëshme nga jeta e komentatorit dhe gazetarit të njohur sportiv Kosta Grillo ndalet e shkruan në rrjete edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Kreu i futbollit shqiptar duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të Kosta Grillos për këtë humbje të madhe shkruan:

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit e komentatorit të mirënjohur sportiv, Kosta Grillo, cili nuk ia doli dot të fitojë betejën me Covid-19. Një personazh mjaft i dashur për sportdashësit shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë përjetuar emocionet e ndeshjeve nga ekrani i televizorit me komentin e Kostës. Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo, të afërmve dhe miqve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!”, – shkruan Presidenti Duka në një postim në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!