Rrahmani në formacionin e javës në Seria A

Sot 27 vjeçari nga Prishtina, ka marrë vlerësimin e madh duke u përfshirë në formacionin ideal të javës së 7-të në Seria A.

Amir Rrahmani kthehet në lider absolut te Napoli. Mbrojtësi dardan me Spaletin në timon, duket se ka fituar njëherë e përgjithnjë vendin e titullarit te kryesusit aktualë të Seria A.

Në ndeshjën e djeshme në ‘Artemio Franchi’, ish- futbollisti i Partizanit në Superiore, realizoi golin e dytë i cili në fund i dha tri pikë të tjera skuadrës së Napolit. Me 21 pikë të plota, skuadra e presidentit De Lauirentis, i ngjan një makinerie perfekte ndërsa Amir Rrahmani me kontributin e dhënë ka meritën e padiskutueshme në këtë sukses.

Bashkë me Kulibain lënë në hije Vlahoviç. Tej këtij fakti Rrahmani pati meritën e shënimit të një goli me vlerë për Napolin në fushën e Fiorentinës. Tani një siguri e madhe për Spaletin”,shkruajnë mediat italiane teksa arsyetojnë pse kanë zgjedhur mbrojtësin shqiptar.

Formacioni i javës së 7 Seria A:

Handanoviç; Faraoni, De Ligt, Rrahmani, Hernandez; Tonali, Lokateli, Kandreva, Pelegrini, Barrou; Xheko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!