Markez triumfi në pistën e preferuar

Fiton për herë të 7-të në 8 gara në tokën e Teksasit. Markez thjesht një mbret i motoçiklizmit

Mbreti është kthyer. Mark Markez me Honda arrin të lërë prapa të gjithë konkurentët për Çmimin e Madh të Austinit në Teksas (Amerikë) në MotoGP.

I nisur nga vendi i tretë, spanjolli 8 herë kampion bote mbi motorrë, ia del të kalojë që në kthesën e parë Françesko Banjaian dhe Fabio Kuartararon për të dhuruar emocione e spektakël përgjatë 20 xhirove e mos lejuar askënd ta vendoste në vështirësi.

Dueli mes Kuartararos dhe Banjajës në rënditjen e përgjithëshme u mbyll me avantazhin e francezit të Yamaha-s i cili e dërgoi diferencën në 52 pikë.

Me tri gara nga fundi, Fabio Kuartararao duket shumë pranë titullit të parë kampion në MotoGP. Kuartararo 254 pikë, Banjaia 202, Joan Mir 176.

Markez, Kuartararo, Banjaia tri vendet e para…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!