Penalizoi Milanin, pezullohet Çakër

Pas ankimit zyrtar në UEFA me një dosje speciale nga klubi Milan lidhur me padrejtësitë e gjyqtarit turk Çakër në duelin me Atletikon e Madridit të martën ka ardhur edhe reagimi i instuticionit europian të futbollit.

Skuadra italiane e Milanit e rikthyer në Champions League u mund 1-2 nga spanjollët e Simeones përmes një situate aspak të favorshme për ekipin humbës të ardhur nga gjykimi.

Për këtë arsye, UEFA ka vendosur që të dënojë arbitrin turk për një kohë të pacaktuar. Kjo masë administrative për njërin nga arbitrat më të njohur në Europë tregon se gabimi i turkut ka rezultuar në kundërshtim me rregulloren e UEFA-s dhe ato të lojës së futbollit.

Ndërkaq, mësohet se akuzat ndaj arbitrit turk fillimisht erdhën për daljen me karton të kuq të Kesit në minutën e 27 për të kulmuar me penalltinë në fund për Atletikon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!