Ferencvarosh e ka liderin, Uzuni i bën të tëra

Beratasi tërheq skuadrën drejt kreut, Kisvarda e Herdi Prengës dhe Jasir Asanit kryeson…

Ferencvarosh e ka tashmë liderin e ri në skuadër. Që pas afrimit të Uzunit nga Lokomotiva Zagreb te ekipi i kryeqytetit hungarez, çështja e golit, pikëve, kreut, titullit dhe kompeticionëve europiane ChL dhe EL janë matematikë e ‘bërë’.

Myrto Uzuni pas 6 golave të shënuar në një ndeshje Kupe vetëm 60 km larg Budapestit, rishfaqet me protagonizimin absolut edhe në kampionat.

Në derbi ndaj Ujpesht fituar 3-1, Uzuni fitoi penallti, dha astin e golit të dytë dhe shënoi vetë dy gola të tjerë. Megjithatë VAR nuk ia akordoni njërin nga golat në fitoren që u vulos nga Uzuni.

Kisvarda kryeson me 18 pikë në NB I, ndjek Ferencvarosh me 15 por një takim më pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!