Çekiçi ‘godet’ mbi Trabzanspor

Endri Çekiçi shkëlqen me Koniasporin e tij teksa në sfidën e sotme me Trabzanspor në kampionatin turk shënon dy gola spektakolarë.

I pari me një gjysmë roveshatë dhe më pas me një depërtim fantastik në zonë.

Mesfushori kuqezi së bashku me Cikalleshin dhe Bytyqin u panë në formacionin startues të Konias e cila mori një gol që nga ‘tuneli’ për 0-1 në minutën e 1-rë.

Ndërkaq miqtë mbetën shpejt me një futbollist më pak dhe në të 20-ën, pas një zbritjeje të shpejtë nga krahu i djathtë, topi mbërrin te pogradecari i cili u koordinua mirë dhe realizoi goditjen vrastare me gjysmë-roveshiatë për 1-1.

Në start të së dytës, Çekiçi mori një top mbi vijën e zonës dhe pasi e uli bukur me gjoks, shmangu 2 lojtarë e goditi bukur për 2-1. Në të 76-ën mbrojtësi Hadziahmetoviç shnëoi një autogol duke i dhënë mundësinë miqëve të dalin me një pikë Gjithsesi, dy golat e pogradecarit 24 vjeçar ishin mbresëlënës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!