Partizani shënon në fund, barazim ndaj Vllaznisë

Abissnet Superiore java e tretë: Partizani- Vllaznia 1-1 (Rrapaj 88’/ Da Silva 4′)

Partizani me një vendosje disi ndryshe nga javët e kaluara, e pësoi në pjesën e parë ndaj Vllaznisë pas një veprimi gjithë klas të Liridon Latifit nga e majta dhe sherbimit për Da Silvën që depozitoi në rrjetë.

Në fraksionine dytë, të kuqtë të inspiruar nga loja e mirë e Kaçajt por dhe e futbollistëve zëvëndësues arriti t’i afrohet golit disa herë por si mbrojtësit Adili e Hakaj ashtu dhe portieri Zogoviç, shpëtuan disa herë portën kuqeblu.

Në fund, vlonjati Rrapaj pas një goditje të beftë arrin të mbyllë një aksion të gjatë të Partizanit. Në ‘Elbasan Arena’ nuk ka fitues.

Golat:

4′ Gol Vllaznia 0-1. Aksion nga e majta për shkodranët me Latifin i cili hedh një top para kuadratit të Hoxhës. Ndjek Da Silva për 0-1.

87′ Gol Partizani shënon Rrapaj nga jashtë zone 1-1

Formacionet fillestare:

Partizani: Hoxha, Belica, Musta, Gligorov, Shehi, Marku, Mala, Kaçe, Cara, Kardozo, Stenio Zhunior. Tr: Ilir Daja.

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Hakaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Heriç, Latifi, Aralica. Tr: Thomas Brdariç.

Gjyqtarë: Andi Koçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!