Stadiumi gati në mes të tetorit, Kukësi me mungesa…

Në një postim në zyrtaren e klubit, Kukësi njofton se data e inagruimit të impantit të ri sportiv do të jetë 15 tetori i këtij viti. Në prag të përfundimit maratonik të punimëve vjen radha e vendosjes së tapetit. Sipas vetë klubit ai do të jetë 100% natyral.

Ndërkaq në një tjetër njoftim Kukësi në vigjilje të ndeshjes me Laçin në Kamëz të hënën njofton lëvizjet e fundit nga tekniku Longo.

Postimi:

Ekipi ka zhvilluar paraditen e sotme stërvitjen e radhës në prag të ndeshjes së javës së tretë ndaj Laçit. Për shkak të mungesave, trajneri Longo ka afruar me ekipin e parë dy futbollistët e ekipit U21, Rigels Cani dhe Klejsi Skënderi. Edison Ndreca, Ardit Hila dhe Bruno Lulaj janë munhesat e ekipit për këtë javë për shkak dëmtimi, teksa po kryejnë seanca rikuperimi në klinikën Milano Medical Center.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!