Starton java, Dinamo- Laçi në ‘Elbasan Arena’

Abissnet Superiore: Dinamo-Laçi në 19:45 në ‘Elbasan Arena’

Dinamo e Tiranës e gjën vetën pritëse në ‘Elbasan Arena’ në duelin për javën e dytë të kampionatit Superior në Shqipëri. Ndaj bardhezinjëve nga Kurbini formacioni i Bledi Shkëmbit në kërkim të fitores së dytë sezonale.

Në kahun tjetër Laçi i cili pasi ka mësuar sot se është ekipi më i suksesshëm në Europë në ranglistën e klubëve ( koeficenti 6.000) shqiptare duke u pozicionuar i 189 në kontinent, pritet të shfaqet ndyshe nga java e parë.

Në të dy kampet lëvizjet në formacione me shumë mundësi janë zero pasi si blutë ashtu dhe bardhezinjtë, kanë deklaruar se do ti mbesin besnik zgjedhjeve të një jave më parë. Gjithësesi, pas pak do të zbardhet edhe formacionet zyrtare. Vukiçeviç pritet të hedhë në lojë mbrojtësin Viktor Velkoski.

Ndërkaq sikundër edhe javën e parë tashmë risia VAR do të jetë prezente. Abissnet Superiore ka nisur të funksionojë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!