Dinamo hap javën e dytë, pret Laçin

Nëse shikon formcionin startues të Dinamos ndaj Kastriotit (java e parë), duket qartë se elemnti i afruar te blutë gjatë verës, vertetë i cilësisë së lartë.

Që nga Harizaj në portë te Siljanovski, Sofranak,Imami e Isaevski në mbrotje, konstatohet se prapavija e ekipit të teknikut Shkëmbi ngjan me një grup të konsoliduar.

Para tyre Sidibe ndërsa emrat e Agim Ibraimit, Redon Mihanës, Besir Demirit dhe Enis Gavazajt, gjithkush do t’i kishte zili në Superiore. Në majë ‘mbreti’ i ri i 18 herë kampionëve të vendit, Stefen Çinedu, autor i dy golave në Kamëz ndaj krutanëve.

Ndërkaq Dinamo do të hapë javën e dytë të edicioit të ri duke pritur Laçin të premten në ‘Elbasan Arena’ në 19:45. Tekniku korçar i Dinamos, Bledi Shkëmbi, po punon në qetësi para këtij dueli i cili parë cilësitë dhe egon e bardhezinjëve, pritet të jetë mjaft i luftuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!