Kualifikueset e femrave, shtatori vendimtar

Botërori i femrave: Finalet në Australi dhe Zelandën e Re nga 20 korriku deri më 20 gusht 2023

Faza e grupeve kualifikuese europiane për Kupën Botëst për Femra 2023 fillon të enjten dhe zgjat deri më 6 shtator 2022.

Në total 51 kombëtare janë të ndarë në gjashtë grupe me gjashtë skuadra, dhe tre nga pesë. Ata po konkurrojnë për nëntë vende të drejtpërdrejta në finale, si dhe shansin për të luajtur për tre vende të tjera europiane, dhe një tjetër në play-offet ndër-konfederative.

Shqipëria pozicionohet në Grupin F teksa së bashku me Norvegjinë, Belgjikën, Poloninë, Kosovën dhe Armeninë do të luajnë për një biletë direkteapo një mundësi nga vendi i dytë në fazën play off.

Ndërkaq vajzat kuqezi, do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e parë eliminatore ndaj Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Finalet e Botërorit të femrave në vitin 2-23 do të zhvillohen në Australi dhe Zelandën e Re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!