Shqipëria femra fiton në Prishtinë
Femra/ Kualifikuese Botërori: Kosovë- Shqipëri 1-3
Kristina Maksuti dha dy asiste ndërsa shënoi golin e parë për Shqipërinë femra në takimin e luajtur sot në ‘Fadil Vokrri’ ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Sfida ishte e inkuadruar për kualifikueset e Botërorit ‘Australi- Zelandë e Re 2023’, Grupi F.
Megi Doçi ndoqi një aksion të Maksutit në fund të fraksionit të parë duke dyfishuar golat për skuadrën shqiptare. Megjithatë, Kaltrina Biqkaj shënoi golin e parë për Kosovën në të 45+3.
Në pjesën e dytë, skuadra e Grimës arrin të shënojë të tretin me anë të Qendresa Krasniqit, duke vulosur fitoren 3-1 të Shqipërisë. Kështu, ekipi kuqezi i Shqipërisë i drejtuar nga Armir Grima ngjitet në kuotën e 7 pikëve. Kosova mbetet te kufiri i 4 pikëve.