Mesi debuton me Parisin, të gjithë në këmbë

Nis rrugëtimi i ri. Në të 66′ Mesi zë vendin e Nejmar te PSG

Leo Mesi më në fund zbret në fushë për herë të parë në rang klubi jo me fanellën e Barcelonës. Ndaj Reims, PSG i’a doli të fitojë me dy gola të Kilian Mbape 0-2 por në të 66-ën të gjithë në këmbë për 34 vjeçarin argjentinas me numër 30.

Kështu Lionel Mesi nis aventurën e dytë për klube. Shpesh në fushë, në ato minuta të luajtura ai tregoi se reflekset e magjisë me topin nuk i humbin kurrë.

Ndonëse në shkallë të dyja tifozeritë duartrokitën Mesin, në fushë ‘Pleshti’ shpesh u kap për “fyti” nga mbrojtësit vendas. Me Reims në pjesën e dytë edhe dardani Valon Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!