Mesi, radha e debutimit me PSG

Paris SG i Mauricio Poçetinos pritet të luajë sonte një sfidë ndaj Reims në transfertënë. E katërta në këtë start të Ligë 1, me shumë mundësi do të ofrojë debutimin absolut të gjeniut të futbollit botëror Lionel Mesi.

Tri xhirot e para tri fitore për PSG ndërsa saonte në 20:45 tifozët atje do të kenë mundësinë të shohin një nga lojtarët më të mirë të sotëm që iu bashkua francezëve kryeqytetas gjatë verës.

Mesi u nda nga Barça pasi luajti 778 ndeshje për Blaugranët, shënoi 672 gola e dha 305 asiste.

Argjentinasi ka fituar 10 tituj spanjollë me fanellën e Barcelonës, 8 trofe të Superkupës Spanjolle, 7 trofe të Kupës së Mbretit, katër Liga të Kampionëve, 3 tituj të Kupës së Botës për Klube dhe 3 tituj të Superkupës Europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!