Manaj, tri oferta mbi tavolinë
Sulmuesi kuqezi dëshiron të qëndrojë te Barcelona por jo për stolin. Sot verdikti.
Shqipëria e grumbulluar në Poloni për takimin e Grupit I kualifikues për Katar 2022. Në listën paraprake të teknikut Edi Reja edhe sulmuesi lushnjar i Barcelonës A, Rei Manaj.
Sulmuesi 24 vjeçar përpos angazhimit me kuqezinjtë do duhet të mbajë një vesh edhe nga katalanasit pasi me shumë mundësi Ronald Koeman do të vendosë sot nëse Manaj do të jetë në planet e tij apo shqiptari do duhet të shohë pistat e tjera.
Për lojtarin kuqezi mbi tavolinë tri oferta: Rajo Vajekano e Majorka në Spanjë dhe Frajburg në Gjermani.
