Tifozët dhunë në fushë FFF masa qesharake

Degjenerimi në dhunë i Nicë-Marsejë me futbollistin Pajet protgonsit nga skuadra e Marsejës dhe kalimin e vijave të fushës duke ushtruar dhunë fizike nga tifozë të Nicës e detyroi Federatën Franceze të Futbollit të hap një hetim.

Pas një jave nga ngjarja e turpshme, verdikti i disiplinës duket përkëdhelës me masat ndëshkimore thuajse qesharake. Klubi i Nicës si pritës denohet të luajë ndeshjen e radhës pa prani të tifozëve.

Është pezulluar asistenti i Sampaolit te Marseja, Pablo Fernandez pasi pamjet filmike e nxjerrin hapur duke goditur një tifoz në fytyrë e hedhur në tokë.

Vendimi për çështjen e fitores vendoset në datën 8 shtator ndërsa Komisioni i Disiplinës do të vendosë nëse do lërë në fuqi fitoren e Nicës (Marseja nuk denjoji të rikthehej në fushë) apo do ketë një masë tjetër teknike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!