Zhorzhinjo lojtari i vitit, Tuhel trajneri

Çelsi i fiton të gjitha ‘trofetë’ jo vetëm në fushë por dhe në… votime.

Çmimin si futbollisti më i mirë i UEFA-s për vitin 2020-2021 u shpall Zhorzhinjo i Çelsit dhe përfaqësueses së Italisë. Ai ishte në garë me Kevin De Bryne dhe N’Golo Kante të Çelsit.

Ndërkaq futbollistja më e mirë e vitit sipas UEFA-s u shpall lojtarja e Barcelonës Aleksia Putelas. Edhe trajneri i vitit për futbollin e femrave vjen nga Barcelona. Ai është Luis Kortes.

Sakaq, Tomas Tuhel, është shpallur fituesi i trofeut “Trajneri i Vitit” teksa në betejën për këtë trofe prestigjioz ishte në garë me Roberto Mançinin dhe Pep Guardiolën.

UEFA paraprakisht shpalli edhe portiein,mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin e vitit. Ata janë: Portieri Mendi i Çelsit, mbrojtësi i Sitit, Ruben Diaz, mesfushori i Çelsit, N’Golo Kante dhe sulmuesi i Dortmundit, Erling Haland.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!