Hakaj, pritet zyrtarizimi te Vllaznia

Samsunspori mbetet një fazë kalimtare. Esin Hakaj sipas të gjitha gjasave do të kthehet të luajë në Superiore. Nuk do të jetë Teuta e as Partizani me të cilat ka shkëlqyer si mbrojtës i linjës së majtë…

Në fund të sezonit, Hakaj u largua nga Partizani si lojtar i lirë dhe më pas gjeti akordin me turqit e Samsunspor përkrah bashkëqytetarit Eraldo Çinari. Me kalimin e ditëve gjërat morën një tjetër udhë dhe 24-vjeçari nuk pa dritë jeshile për vijimësinë.

Në fakt drejtuesit i propozuan huazim në një tjetër ekip por shkodrani refuzoi me bindje dhe kërkoi prishjen me mirëkuptim të marrëveshjes.

Ndërkaq, Vllaznia e pret si “uji i pakët”. Oferta thuajse gati dhe në Shkodër shprehen se Esin Hakaj mund të zyrtarizohet në orët në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!