Karabeci largimi i radhës nga Teuta

Pas një sezoni largohet nga Teuta mesfushori i njohur kryeqytetas. Destinacioni i radhës, Prishtina.

Erando Karabeci ëshë një futbollist i lirë. Tiranasi 32 vjeçar ka fituar gjithëçka në karrierë me Tiranën dhe Teutën ndërsa nga sot ai nuk do të jetë pjesë e ‘Djemëve të Detit’. Mesfushori me shumë gjasë do transferohet në IPKO. Sot ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i largimit nga Teuta.

“KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Erando Karabeci, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë, stafin dhe ekipin. Faleminderit Erando për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!”,shkruan klubi durrsak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!