Mbape nuk pranon rinovimin

Lionel Mesi dhe një fushatë transferimesh faraonike me emra të goditur te PSG-ja nuk janë të mjaftueshme për të bindur Kilian Mbape që të qëndrojë në Paris.

Sipas asaj që u raportua nga La Gazzetta dello Sport të hënën, sulmuesi zyrtarisht kërkoi nga klubi të shitej, përndryshe ai do të lirohet në një transferim falas gjatë verës së vitit 2022.

Real Madrid e ka kërkuar sistematikisht sulmuesin kampion bote me Francën dhe mohimi i kthimit të Kristiano Ronaldos pak ditë më parë është një tjetër sinjal që lidhet me yllin francez.

120 milionë euro vlerësohet Mbape. Një shifër që aktualisht është jashtë mundësive të Real Madridit, i rënduar nga dëmi ekonomik i shkaktuar nga Covid-19, dhe shpenzime të tjera si rikosnturksioni i ‘Bernabeut’. Megjithatë Florentino Perez e ka një ofertë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!