Murinjo nis me fitore, Muçin nuk e begenisin te Legia

Marash Kumbulla në fushë në minutën e 90′-të.

Anderleht që eleminoi Laçin barazoi 3-3 në shtëpi me Viteshë. Në fund veterani i belgëve 35 vjeçari izrealit Lior Refaelov humbi një penallti.

E nis me fitore Murinjo aventurën e tij te Roma. Në Turqi, Roma fitoi 1-2 ndaj Trabzanspor në të vajtjes së Ligës së Konferences, faza play off. Marash Kumbulla u fut në fushë në minutën e 90′-të.

72 minuta për Taulant Xhakën te Bazeli në fitoren 3-1 ndaj Hamarbi. Pajtim Kasami luajti 90 minuta.

Në transfertën e Pragës Legia e Varshavës nuk i dha asnjë minutë Ernest Muçit në barazimin 2-2 me Slavian vendase për Europa League.

Ndërkaq surpriza e Conference League vjen nga Portugalia teksa Pakos Ferriera mundi 1-0 Totenhem Hotspur. Anglezët me formacion alternativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!