Smajlaj dhe Calja, çfarë kampionësh në…familje

Nga Tokio në Sarandë, sportistët e elitës në shembullin epik të prindit.

Ata u kthyen të gjithë. Pa zhurmë…Olimpistët e Shqipërisë në ‘Tokio 2020’, krenarë për një vend të katërt fituar nga Briken Calja në shtangë (73 kg), kanë nisur pushimet. Sipas preferencave.

Dy nga ata sportistët më të mirë teksa së bashku me Luiza Gegën bëjnë elitën e atletikës shqiptare janë bashkë. Izmir Smajlaj dhe Briken Calja, u fotografuan duke shëtitur në rrugët me kalldrëm të Sarandës.

Interesant fakti që të dy kampionët në kërcim së gjati dhe shtangë duket se janë në kërkim të një ‘medaljeje të Artë’ (!), pikërisht atë që fitohet në familje.

Ndërsa i sheh duke “shtyrë” përpara vogëlushet e tyre (në foto), vetiu vjen mendimi se Smajlaj dhe Calja e kanë fituar të Artën e tyre. Kampionë në familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!