Brazili gjunjëzon Spanjën, Olimpiada e…Alves

Dani Alves në histori, vjen trofeu numër 43

Finale në Japoni: Brazil- Spanjë 2-1 (Kunja 45+2 Malkom 108’/ Orjazabal 61′)

Brazili i inspiruar nga një kampion i madh si Dani Alves fiton medaljen e artë olimpike ‘Tokio 2020’ ndaj Spanjës në finalen e Yokohamas.

Një sfidë e cila pa dy shkolla të ndryshme futbolli atë të Amerikës së Jugut përfaqësuar nga Brazili dhe ajo europiane e Spanjës.

Në minutën e 38′ Riçarlison për Brazilin humb një penallti por seleçao ia del të kalojë përpara në kohën shtesë të pjesës së parë për 1-0. Në të dytën Orjazabal barazon për iberikët ndërsa në shtesë skuadra e Brazilit shënon golin e fitores me Malkom. Medalja e artë për Brazilin i cili arrin trofeun e dytë radhazi në Olimpiada.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!