Aliaj “i heq 10 mijë” banorë Laçit

Adrian Aliaj, ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi dikur pjesë e futbollit të luajtur belg me Standart Liezh apo Sharleroi, ka dhënë shpjegime për mediat belge lidhur me rivalin e Anderlehtit në Conference Leauge, Laçin.

Sot vlonjati menaxher futbolli teksa ka nisur të flasë për kurbinasit ka thënë një të “vërtetë të madhe”: “Laçi është surpriza më e mirë e momentit.

Për një qytet me rreth 20 mijë banorë kjo është diçka e jashtëzakonshme. Ata punojnë aq mirë sa tani po korrin shpërblimet e punës.

Në fakt, që këtu Aliaj, ai futbollisti që ngriti peshë ish-‘Qemal Stafën’ në 2004-ën me golin spektakolar ndaj Greqisë, duket se ia ka futur kot. Me apo pa qëllim. ‘Një qytet me 20 mijë banorë’ kur Laçi qytet, megjithë lëvizjet e fundit demografike numëron afro 30 mijë (29 mijë banorë të regjistruar).

Tendenca për të zvoglëuar edhe kapacitetin e impiantit kurbinas, tregon se Aliaj është fare pak i informuar për atë që mbart Laçi skuadër dhe qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!