Teuta mbërrin në Dublin

Teuta dhe Laçi nesër në turin e tretë (e vajtjes) në Ligën e Konferencës. Ndaj Shamrok Rovers dhe Anderlehtit.

Durrsakët në transfertë.

Mëngjesin e sotëm delegacioni durrsak ka udhëtuar drejt Dublinit dhe sipas informacionëve që vijnë nga Irlanda, Teuta është akomoduar këto çaste në një hotel në Dublin. Axhenda do të vijojë me seancën përgatitore të orës 20:00. Mungon Lorenco Vila i dëmtuar dhe Albano Aleksi i pezulluar.

Ndërkaq sipas programit të enjten e 5 gushtit Teuta do jetë përballë Shamrok Rovers. Për këtë ndeshje janë caktuar arbitra nga Norvegjia.

Kryesor do të jetë Kai Erik Sten i ndihmuar nga Jan Erik Engan dhe Anders Olav Dale. Norvegjezi ka drejtuar për Nations League ne ‘Tardini’ të Parmës (Itali) Moldavi- Kosovë (2020). Kjo sfidë do të startojë në 21:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!