‘Tokio 2020’: Rama i dorëzon ekipit Olimpik flamurin Kombëtar

Përpara se të nisej për në Lojrat Olimpike të Tokios, ekipi ynë Kombëtar në përbërje të të cilit janë kampionë si Briken Calja, Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Nikol Merizaj, Kledi Kadiu, Matvei Petrov etj, mori flamurin Kombëtar nga kryeministri i vendit Edi Rama. Ky akt-nder i takoi Caljes dhe Gegës…

Nga Pallati i Brigadave, ku i zhvillua ceremonia e dorëzimit të flamurit kuqezi, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se më shumë se rezultati, rëndësi ka pjesëmarrja në këto Lojra Olimpike.

“Është një emocion shumë i veçantë për pjesëmarrësit në Olimpiadë. Sikur ka thënë edhe krijuesi i Lojërave Olimpike, më e rëndësishme është që të marrësh pjesë. Shumë suksese, uroj që t’ja dilni në objektivat që keni dhe jeni të bindur që sido që të jetë rezultati nëse ju do të bëni gjithçka mundeni, e keni bërë detyrën dhe e keni kryer misionin”, tha fillimisht Rama

Më pas, kryeministri i vendit shtoi:

Dua të them se e kam pritur me shumë kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit në krye të KOKSH, për një arsye të thjeshtë dhe të rëndësishme se nuk kemi arritur dot ta motivojmë KOKSH-in për të qenë në lartësinë e misionit të vet, që të qëndrojë edhe pranë sportistëve elitarë, të përgatisë misionet sportive në Olimpiada apo kampionate, por misioni themelor është krijimi i lëvizjes olimpike dhe nuk mund të ketë lëvizje olimpike pa një ndërthurje të gjithë energjive dhe forcave.

Pas Tokios do të ulemi me KOKSH për të hartuar një program të përbashkët për të shpjeguar programin tonë të ri të mandatit të tretë në lidhje me sportin dhe prioritetin e prioriteteve që është sporti për fëmijët, për gjimnazet, për universitetet, për të dëgjuar nga të gjithë njerëzit me eksperiencë të padiskutueshme që ka në komitet por edhe përtej për të nisur një rrugëtim të përbashkët për ta ngritur lëvizjen olimpike shqiptare në një nivel më të qëndrueshëm në 4 vitet e ardhshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!