Barela-Lukaku përqafim familjar, Spinazola mbyll vitin

Kanë fituar trofeun e Seria A me Inter ndërsa të premten Barela dhe Lukaku janë ndeshur me përfaqësueset respektive për një biletë në gjysmëfinale të Euro 2020. Pas ndeshjes dy lojtarët janë fokusuar në një takim shumë të sinqertë e vëllazëror.

Ndërkaq mbrëmja e madhe e Italisë pas suksesit me belgët, duket se fashitet disi nga lotët e zbulimit të Euro 2020 Leonardo Spinazola.

Futbollisti i Romës me axurët mori mbrëmë një dëmtim mjaft të rëndë dhe sipas ekzaminimëve të para e të raportuara nga Mynihu, mbrojtësi anësor do të jetë larg fushave të futbollit për afro 6 muaj.

Megjithatë sot në Coverciano, ekspertët e fushës italiane, do përcaktojnë edhe njëherë shkallën përfundimtare të dëmtimit në tendinën e majtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!