Itali-Angli, çfarë urie për trofeun

Pas 55 viëve Anglia ka shansin e artë të fitojë një trofe të madh në Wembley. Do të jetë në finale me Italinë, fituesën me short të ‘Euro 1968’ dhe 4 titujve Botërorë. Gjykon holandezi Bjorn Kuipers.

Edicioni i 16- të më i rëndësishëm në kontinent ‘Euro 2020’ është gati për të dhënë verdiktin final. Në mbrëmje të gjithë me ‘distenacion’ Londrën aty ku do të luhet akti i fundit. Finalja Itali-Angli në 21:00 në Wembley.

Në Ishull, të gjithë janë duke pritur me ankth dhe emocionine një finale, që mund të kurorëzojë kombëtaren e “Tre Luanëve” me trofeun e parë të rëndësishëm kontinental dhe të dytin në histori pas më shumë se gjysmë shekulli.

“Wembley” u lejua të qaste 65.000 vetë ndaj Danimarkës në gjysmëfinale ndërsa sot edhe pse kapaciteti vërtitet te 90 mijë vende, për arsye të masave anti COVID-19 sërish do ketë disa vende bosh.

Në 24 mars të vitit 2007, si për ironi të fatit, Angli-Itali për 21-vjeçarët (përfunduar 3-3), u inagurua impianti i rikonstruktuar i Wembley. Sot përpos 1000 vetëve fatlumë teksa do udhëtojnë nga Italia, pritet që 25 mijë italianë që jetojnë në Britani të Madhe, të kenë gjetur një biletë…

Ndërkaq, në fazën gjysmëfinale të dyja këto skuadra përfaqësuese patën nevojë për kohë suplementare. Italia mundi me 11-metërsha Spanjën, ndërsa vendasit e Sauthgejt, kaluan Danimarkën pas një penalltie në kohën shtesë (mjaft e kontestuar).

Spinazola mungon për italianët (ka udhëtuar me skuadrën) ndërsa Fill Foden në pikëpyetje te anglezët. Finalja Itali- Angli nis në 21:00. /Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!