Anglia ‘vizitë’ në Olimpico, në Baku dueli i surprizave

Në Azerbajxhan, kryeqyetitn Baku, do të zhvillohet sot ndeshja çerekfinale e treta në radhë për ‘Euro 2020’. Përballë do të jenë dy surprizat e mëdha të kompeticionit më të madh europian, Republika Çeke dhe Danimarka.
Nën drejtimin e gjyqtarit të njohur hoandez Bjorn Kupers, kjo sfidë në program për të nisur në 18:00, do të çertefikojë dhe biletën e 3-të gjysmëfinaliste.
Ndërkohë, Ukrainë- Angli, dueli i fundit i këtij turi. Kjo përballje me ishullorët favoritë, luhet në 21:00 në ‘Olimpico’ të Romës. E vetmja dalje jashtë shtëpie e ‘Tre Luanëve’ të Garet Sauthgejt.
Gjermani Feliks Bryzh do të drejtojë këtë ndeshje prej së cilës do të dalë gjysmëfinalisti i fundit i ‘Euro 2020’. Për t’ja lënë vendin fazës përmbyllëse e gjitha në program për në ‘Wembley’ të Londrës.
Ndeshjet çerekfinale sot:
18:00 Republikë Çeke- Danimarkë
21:00 Ukrainë- Angli